Kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se i është refuzuar kërkesa për vizitë në Hagë te ish-krerët e UÇK-së.
Ai sqaroi se ka bërë tre kërkesa për vizitë, dhe ka pranuar refuzim.
“Refuzimi më bëhet jo nga Gjykata Speciale, por nga administrata e burgut, që nuk ka ndodhur asnjëherë kjo. Kjo tregon që kjo gjykatë dhe administrata e burgut po i shkel të drejtat e njeriut brenda në burg por edhe të neve që s’na lejojnë t’i vizitojmë”, ka deklaruar Gucati.
Gucati më tej tregoi se e ka specifikuar në kërkesë që ka kërkuar ta vizitojë Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Pjetër Shalën dhe Sali Mustafën.



Të tjera
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Modric flet për rikthimin e Mourinhos te Real Madridi: Nuk duhet të më telefonojë
Vuçiq thotë se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të nisë në mars