Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) njofton se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj J.GJ- zyrtare e misionit të OSBE-së në Kosovë, e cila ngarkohet për spiunazh.
Ajo ngarkohet se ka ndihmuar me informacione Agjencinë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“J.GJ. akuzohet se nga data e pacaktuar, e deri në momentin e arrestimit më 28.02.2025, në cilësinë e zyrtares të Misionit të OSBE-së në Kosovë, me vetëdije dhe me dashje ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për veprimtarinë informative të një shërbimi të huaj, konkretisht të Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftim.
“J.GJ.nga pozita e saj në OSBE, dhe udhëzimeve që kishte marrë nga tani i dënuari për spiunazh A.V., gjatë takimeve zyrtare dhe përpilimit të raporteve të OSBE-së, për pasqyrimin e situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë, poashtu ka kontribuar në krijimin e një narrative armiqësore ndaj institucioneve të sigurisë, shtetësisë dhe integritetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
J.Gj ngarkohet se informacionet e siguruar i transmetonte tek zyrtarët e lartë të BIA-s.
“Sipas provave të siguruara gjatë hetimeve, informacionet e siguruara nga J.GJ, janë transmetuar tek zyrtarët e lartë të BIA-s, përkatësisht R.G., përgjegjës i BIA-s për Rajonin e Novi Pazarit në Serbi, dhe zyrtari L.B., ku me këtë të fundit, e pandehura në disa raste edhe është takuar në Beograd të Serbisë”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës vazhdimin e masës së paraburgimit, dhe pas shqyrtimit gjyqësor, e pandehura të shpallet fajtore për veprën penale që i vihen në barrë dhe ndaj saj të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi.
Të tjera
I njohim pikat e dobëta të Zvicrës, uroj që Asllani e Rrahmani të ma kalojnë me gola
Gjuha e urrejtes ndaj shqiptarëve, ende nuk janë kapur tifozët që kërkuan “vdekjen e shqiptarëve”
9 milionë turistë vizituan Shqipërinë deri në gusht, më shumë se një e treta ishin nga Kosova