Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı.
“Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Kryetarja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Kosovën dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe parlamentar në të ardhmen.



Të tjera
OKB: 60 për qind e familjeve në G@za nuk kanë qasje të përditshme në ujë të pastër mes su*lmeve të vazhdueshme
Bajqinovci: Opozitës i kërkuam emra për president mbipartiak, por nuk pati asnjë lëvizje
Mos e ndaloni asnjëherë teshtimën