Florent Hadergjonaj është përfshirë në formacionin më të mirë të sezonit 2025/2026 në Superligën e Turqisë, pas paraqitjeve shumë të mira gjatë edicionit.
Reprezentuesi i Kosovës ka zhvilluar deri tani 28 ndeshje në kampionat, 24 prej tyre si titullar, duke qenë një nga më të qëndrueshmit në ekip.
Përveç sigurisë në mbrojtje, ai ka dhënë kontribut të madh edhe në sulm.
Hadergjonaj ka realizuar gjashtë gola dhe ka regjistruar tetë asistime, shifra të larta për një mbrojtës krahu.
Këto performanca të tij, e kanë bërë atë ndër emrat më të spikatur të këtij sezoni në elitën e futbollit turk.
Alanyaspori do ta zhvillojë sot (e shtunë) xhiron e fundit të kampionatit këtë sezon, ku do të luajë në udhëtim ndaj Fatih Karagumruk./Telegrafi/



Të tjera
Zyrtare: Lewandowski do të largohet nga Barcelona
Pse nuk duhet të përdorësh sfungjer sa herë aplikon pudrën në fytyrë?
I jashtëzakonshëm Florent Hadërgjonaj – përfshihet në formacionin më të mirë të sezonit në Turqi