Duke komentuar akuzat për ndalimin e hyrjes në Amerikë, kryeministri serb Aleksandar Vulin, në prezantimin e tij në seancë, theksoi se gjoja ka pasur një takim me kreun e CIA-s, William Burns, i cili i ka thënë “se ai nuk është agjent rus dhe kriminel”.
Në prezantimin e tij, Vulin tha se më e rëndësishmja është se atij i është ndaluar hyrja në Amerikë.
Më pas ai ka rrëfyer bisedën e supozuar me kreun e CIA-s.
“Më foli dhe më tha, zoti Vulin, ne e dimë që nuk jeni as agjent rus dhe as kriminel, por strategjikisht jeni kundër pikëpamjeve të qeverisë sime. Pikërisht. Absolutisht e saktë. Sepse pozicionet strategjike të qeverisë së tij janë njohja e Kosovës, largimi nga Republika Srpska dhe vendosja e sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Asgjë nga këto nuk do të ndodhë derisa Aleksandar Vuçiq të udhëheqë Serbinë dhe derisa unë jam në qeverinë e Serbisë, pikë”, tha Vuçini.
Vulin është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga korriku i vitit 2023. Ai dyshohet për aktivitete korruptive, kryesisht në përhapjen e ndikimit malinj rus në Serbi.
Sipas raportit, Vulin është i përfshirë në krimin e organizuar ndërkombëtar, trafik droge dhe abuzim me postet publike.



Të tjera
Parandalohet kontrabanda me 656 cigare elektronike në Kamenicë
Spanja i’a sheh sherrin fitores ndaj Uruguait, lëndohen dy futbollistë
Mënyra të thjeshta për ta trajtuar kolesterolin e keq