Policia e Lezhës ka identifikuar dhe ka vënë në pranga dy të rinjtë përgjegjës për djegien e makinës së një efektivi policie.
Nga videot e mbledhura nga kamerat e policisë, u zbulua se autorët e kësaj zjarrvënie të qëllimshme janë shtetasit Klaudio Gjokhilaj dhe Klaudio Kovaci.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, njofton policia vendore. /Telegrafi/



Të tjera
Faktorët që ju shkurtojnë jetën
Vuçiq: Radoiçiqi nuk është kri*minel, Vesellinoviqin nuk duhet ta ruajnë pjesëtarët e Xhandarmërisë
Eurodeputetja italiane: Rama iu gjunjëzua Melonit, por ne BE nuk futesh duke u bërë shërbëtor por …