Policia në Vlorë ka vënë në pranga një 50-vjeçar që dyshohet se i ka vënë flakën lokalit të bashkëshortes së tij.
Objekti në fjalë u dogj mesditen së mërkurës në fshatin Nartë. Ngjarja u raportua fillimisht si aksidentale, por me zhvillimin e hetimeve rezultoi se zjarrin e kishte vënë 50-vjeçari për motive të dobëta.
Biznesi adminstrohej nga bashkëshortja e tij me të cilën është në proces divorci. Nga përhapja e flakëve u dogjën edhe 3 garazhe ku ishte parkuar një automjet, 3 motora, arka plastike dhe produkte ushqimore.



Të tjera
Si ndikon emri në profesionin tuaj
Këto perime dhe fruta nuk duhet t’i mbani bashkë
Keni probleme me gjumë? Këto janë ushqimet që po ju mbajnë zgjuar natën