Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të disa derrave të egër të cilët ia kishin dëmtuar misrin.
Rasti ka ndodhur në fshatin Dumnicë të Poshtme të Podujevës, të enjten në ora 10:00.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja si dhe një armë AK-47 së bashku me një karikator”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.



Të tjera
Konsumimi i kafesë mund të zvogëlojë rreziqet e kancerit të lëkurës
Kur prekni këto objekte të përditshme lani duart
Dënimi duhet ta bëjë fëmijën të mendojë dhe jo të ndihet i keq