Ibish Neziri, një veprimtar i lëvizjes kombëtare, rrëfeu torturat e përjetuara nga shqiptarët e UDB-së jugosllave.
Neziri thotë se u dërgua në Pejë në dhomën e torturave “52-sh”, ku u torturua për 36 orë nga Demë Muja, Hasan Jakupi dhe Jakup Lonçari.
Neziri përmendi me emër ata që e torturuan pa ndërprerje për 36 orë: Demë Muja, Hasan Jakupi dhe Jakup Lonçari.
“Atë plan (plani i kazermës së Pejës) e ka vjedh Ismet Ibërdemaj, në kohën e shërbimit paraushtarak në kazermë. Ka pasur edhe diçka tjetër (në shtëpinë e Nezirit në Pejë), mjete që na dushin për luftë. Ka pasur ekpolzivë, me të cilin mendonin t’i rrëzonin shtyllat e rrymë-përcjellësit që i çonin rrymën Malit të Zi. Eksplozivi është gjetë. Edhe unë jam thirr se kam pasur për të nxënë peshk. Sa vlente dyshimi i tyre vlente edhe arsyetimi im. Shtëpinë përmbysë e lanë ashtu. Dhe me mua më çuan në katin e tretë në sekretarin e Punëve të Brendshme në Pejë.
“Sa njeriut i ka dalë bari mbi varr prej këtyre duarve” – Neziri tregon për torturat që ia kishte bërë Asllan Sllamniku
Hetimet ndaj tij i kishte udhëhequr shqiptari nga Kosova Asllan Sllamniku, që sipas Nezirit ishte personi që kryente torturat më të tmerrshme, madje më të rënda se serbët.
Ai ka rrëfyer një moment kur Sllamniku i kishte thënë “cka po mendon ti? Kush mendon që je? A po i sheh këto dy duar? A e di sa njërit i ka dalë bari mbi trup prej këtyre dy duarve, a e di sa njeriut i ka dalë bari mbi varr prej këtyre dy duarve. Po ti sallatë për drekë s’më del. A e din sa njërin e kam shtri përdhe?”
Pastaj sipas Nezirit fillonte dhuna e tmerrshme fizike.
“Hetimet i ka udhëhequr Asllan Sllamniku.Ai i ka kryer, ka qenë torturuesi më i ashpër ka qenë Asllani, ai vetë ka qenë inspektor i lartë krahinor. Për Slavkoviqi, kam dëgjuar ‘se di sa është e qëndrueshme, ka qenë zëvendës i shefit të UDB-së për Kosovë. Të dy i kanë udhëhequr hetimet, vinin prej Prishtine, dajakun. Asllan Sllamniku vinte mi heqke syzet, isha i lidhur, mi qitke në tavolinë, më shikonte 10-15 minuta në fytyrë. Pastaj më thoshte çka po mendon ti? Kush mendon që je? A po i sheh këto dy duar? A e di sa njërit i ka dalë bari mbi trup prej këtyre dy duarve, a e di sa njeriut i ka dalë bari mbi varr prej këtyre dy duarve. Po ti sallatë për drekë s’më del. A e din sa njërin e kam shtri përdhe. Edhe mi bëntë turinjtë kaq [nga dhuna]”, tha ai.
Neziri u shpreh se zhgënjimi shumëfishohej kur torturat i kryenin bashkëkombësit e tij.
“Është e dhimbshme, është zhgënjyese, por neve na ka mbajtur ideali. Është zhgënjyese, kur e sheh se është intelektual, i gjakut i gjuhës e i kulturës, ai për hesape të pushtuesit të torturon është shumë e dhimbshme. Atyre që e kanë bërë për qeft ë vetit ua bëj hallall por atyre që për qeft ë slavokqitit sua bëj hallall”, tha ai.
Shqiptarët ishinata që e kishin rrahur madje edhe ia kishin djegur pjesët e trupit herë me cigare e herë me hekur të nxehtë.
“Janë përdorur rrahje, ka edhe djegie. Më kanë djegë me cigare, me hekur të nxehtë. Është sot janë bërë vite edhe sot e kësaj dite dhe unë edhe sot e kësaj dite vragët e torturës i barti edhe në shpirt e trup. 100 herë ka pas momente që e kam dashtë më shumë vdekjen se dhunën. Është një ish-gardian Isë Shala. Ai më tha se në burgun e Pejës dy më të maltretuarit keni qenë ti dhe Nasim Haradinaj. Me ndonjë përjashtim gardianët kanë qenë për respekt”, u shpreh më tej.
Tutje ai tregon një moment kur e kishin rrahu brutalisht duke e lënë pa vetëdije. Atë natë Neziri e kujton si një nga netët më të tmerrshme që e ka përjetuar.
“Janë të shumta Ermal, netët e ditët e vështira në burg. Një natë nuk e di në çfarë në raditator apo në qoshe të tavolinës më kanë gjuajtur. Në kurriz e kam një shenjë një prerje horizontale, kam qenë pavetëdije. Në vete kam ardhë në çeli, kam qenë i lagur nga uji, me dhimbje të tmerrshme në kurriz, ajo ka qenë një nga netët më të tmerrshme. Dënimet kanë zgjatur për mua 18 muaj”, tha ai./RTVD/
Të tjera
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tri vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta – nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania
Xheneta Fetahu thyen heshtjen, flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Kam qenë e vërtetë, edhe pse kam bërë gabime