Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka dhënë detaje mbi përballjen me sfidat e qeverisjes në komunën veriore, duke përshkruar situatat kritike që ka përjetuar gjatë marrjes së detyrës dhe rikthimit në zyrë pas sulmit në Banjska.
Peci tregoi që me sfida e vështirësi të mëdha është ballafaquar qysh në momentin kur është betuar si kryetar.
Ai ka treguar se me sfidat me të cilat është ballafaquar për të hyrë brenda në objektin e Komunës ka qenë i rrezikuar vetë ai, por edhe policët.
Në zyrat alternative, Peci tha se kanë nisur punën nga zero, pasi që s’kanë pasur asnjë informatë të vetme për procedurat që janë realizuar në Zveçan.
“Kemi vazhduar në ato zyra, sfida e parë ka qenë që s’kemi pasur pranim e dorëzim. Filluan nga zero, s’kishim informacione se ku kanë mbetur procedurat, çka është në proces e çfarë duhet të vazhdojmë. Mirëpo, për disa muaj filluam disa punime, disa takime me qytetarë, por ndodhi sulmi në Banjska dhe mua më ktheu prapë në pikën ku isha. Aspak s’ka qenë e lehtë, pas shtat muaj, prapë jam kthyer në objektin e Komunës së Zveçanit”, tregoi Peci.



Të tjera
Si ndikon emri në profesionin tuaj
Këto perime dhe fruta nuk duhet t’i mbani bashkë
Keni probleme me gjumë? Këto janë ushqimet që po ju mbajnë zgjuar natën