Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar për takimin me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti bashkë me ambasadorët tjerë të QUINT-it dhe shefin e zyrës së BE-së, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, Hargreaves ka thënë se e ka inkurajuar Kurtin për formimin e qeverisë së re.
“Sot pasdite e takova kryeministrin në detyre Albin Kurti me ambasadorët e tjerë të QUINT-it. E inkurajova për formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re për të vepruar në interes të Kosovës dhe popullit të saj duke bërë progres në çështjet jetike, siç është zhbllokimi i financimit dhe procedimi drejt integrimit euro-atlantik”, ka shkruar Hargreaves në Facebook.



Të tjera
Rregulli i takimit 3-minutësh prind-fëmijë
Dështon zgjedhja e presidentit – Kosova në zgjedhje të parakohshme
Ku mund të lexoni libra shqip në Internet?