Mendimi për motin – 27.03.2025
Reshje më intenzive shiu vazhdojnë gjatë natës me kalimin në ditën e premtë. Reshjet e shiu pushojnë paradite, kur shfaqen kushte edhe për ca intervale me diell.
Mirëpo gjatë pasdites mund të zhvillohen reshje lokale shiu, të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë. Frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme, 2-5m/s. Temperaturat minimale zbresin në 8C e 9C, e maksimale paksa më të ulëta shkojnë deri në 12C e 15C.
Reshje lokale shiu të shoqëruara me ndonjë bubullimë po priten ditëve të fundjavës. Nuk do të mungojnë intervalet me diell. Temperaturat luhaten përreth normaleve deri në 13C e 15C.
Nga dita e hënë më shumë vransira, e sërish priten mundësi për reshje më të vazhdueshme shiu. Temperaturat pësojnë një rënie deri në 8C e 10C. Minimalet luhaten ndërmjet 4C e 6C.
Të tjera
Me xhaketë lëkure dhe syze dielli, Adriana Matoshi betohet si deputete në legjislaturën e saj të dytë: Për angazhim dhe dashuri për vendin tim
Man City mendohet të bëjë një lëvizje mahnitëse për yllin e Liverpoolit
Haradinaj tregon se cilët emra të LVV-së do t’i votonte për kryeparlamentar