Irani në zi për Khamenei, futbollistet e Kombëtares refuzojnë ta këndojnë himnin – Ekonomia Online

Irani në zi për Khamenei, futbollistet e Kombëtares refuzojnë ta këndojnë himnin

Ekipi i futbollit të femrave të Iranit refuzoi të këndonte himnin kombëtar përpara ndeshjes hapëse të Kupës së Azisë në Australi të hënën, ndeshja e tyre e parë që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme.

Të gjitha lojtaret e ekipit heshtën gjatë ekzekutimit të himnit, para fillimit të ndeshjes së Grupit A kundër Koresë së Jugut, e cila fitoi 3-0 në stadiumin Gold Coast në Queensland.

Kujtojmë që më 1 mars Irani shpalli 40 ditë zi për vrasjen e udhëheqësit suprem Ajatollah Ali Khamenei, pas një sulmi të koordinuar Izrael-SHBA.

Trajnerja e Iranit, Marziyeh Jafari, dhe lojtaret e saj refuzuan të komentonin për luftën dhe për vdekjen e udhëheqësit të tyre superm, Ajatollah Ali Khamenei.

Ekipi iranian mbërriti në Australi për t’u përgatitur për turneun disa ditë para se të fillonin sulmet ajrore në Lindjen e Mesme, raporton A2CNN.

Ata do të përballen me kombin pritës të enjten, përpara se të luajnë ndeshjen e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve kundër Filipineve të dielën.