Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për takimin e planifikimit sportiv për detajimin e masterplanit të objekteve për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Rama ka thënë se po analizohen lokacionet, nevojat infrastrukturore dhe vendimet kyçe për organizimin.
“Lojërat Mesdhetare po hyjnë në fazën vendimtare të planifikimit. Në kuadër të Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare, po zhvillojmë takimin e planifikimit sportiv për detajimin e masterplanit të objekteve. Po analizojmë lokacionet, nevojat infrastrukturore dhe vendimet kyçe për organizimin. Prishtina2030 nuk është vetëm organizim sportiv, është dëshmi se Kryeqyteti është gati të performojë në skenën ndërkombëtare”, ka shkruar Rama.







Të tjera
Paralajmërimi i Kryeziut: Ndërsa ne grindemi, Serbia përgatitet për luftë
DASH reagon: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës
Specialja nuk e pranon raportin e organizatës britanike