Një zyrtar i lartë iranian tha se askund në Izrael nuk do të jetë e sigurt dhe se hakmarrja iraniane do të jetë e dhimbshme.
“Izraeli do të paguajë një çmim të lartë për vrasjet e komandantëve, shkencëtarëve dhe civilëve tanë.”
Ndryshe, Irani sapo ka nisur valën e sulmeve ndaj Izraelit, përcjell Telegrafi.
Së fundmi në rrjete sociale po qarkullojnë pamje të sulmit.
Sipas një deklarate nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, sistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur raketat.
Ndërsa qytetarët janë udhëzuar të kërkojnë strehim.
Sulmin e konfirmuan edhe vetë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.
“I gjithë Izraeli është nën zjarr nga predhat iraniane”, shkruan ato në X.
Të tjera
Genar Topalli sqaron burimin e të ardhurave pas komenteve për dasmën e tij
Haradinaj zbulon detajet e bashkëpunimit me CIA-n: Komunikimi nuk është ndalur as në luftë
Ukraina pret një fond prej 3.5 miliardë dollarësh deri muajin e ardhshëm – për armët amerikane për të luftuar kundër Rusisë