Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar nga partitë parlamentare të bashkëpunojnë për ta zgjedhur presidentin.
Ai tha se për të shmangur zgjedhjet duhet një marrëveshje politike për një figurë konsensuale për president, teksa shtoi se personalitete të tilla ka plot, por problemi është sa janë të gatshme partitë politike që ta gjejnë një zgjidhje.
Si duhet të zgjidhet presidenti sipas Isa Mustafës
“Nëse dëshirojmë të zgjedhim ose jemi të gatshëm si pozitë dhe opozitë ta bëjmë presidentin, atëherë duhet të ketë hapësirë për marrëveshje. Duhet të ulen pozita dhe opozita dhe të merren vesh bashkërisht për një personalitet i cili do ta kryente këtë punë pa anime politike… Ka të tillë plot, por problemi është a jemi të gatshëm që të ulemi dhe të bëjmë një zgjidhje”, theksoi ai.
Mustafa: Zgjedhjet e reja s’mund të sjellin ndryshime të mëdha
“Mendoj se po, nëse ka dëshirë. Nëse partitë politike mendojnë se ka interes të hyjnë edhe një herë në zgjedhje, ose partia në pushtet të rritet më shumë ose opozita të shfrytëzojë këtë rast dhe të ndryshojë numrat, atëherë do të hyjmë në zgjedhje… Nuk shoh ndryshime të mëdha, por s’mund të flas tash për disponimin politik të partive politike”, theksoi Mustafa.
A duhet Vjosa Osmani të rikthehet në LDK, kjo është përgjigjja e Isa Mustafës
Këto komente Mustafa i bëri pas promovimit të librit të tij “Konvergjenca ekonomike e Kosovës me BE-në”.
Në promovim të librit morën pjesë deputetë dhe zyrtarë dhe ish-funksionarë të lartë të LDK-së, por jo kryetari aktual i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Mustafa tha se në promovim të librit kanë ardhur ata që kanë dashur të vijnë.
“Nuk e kemi ftuar askënd. Ne kemi përpara publikime të librit dhe kanë ardhur ata që kanë dashur të vijnë dhe kemi punuar një kohë të gjatë”, përfundoi ai.



Të tjera
Vendimi i Gjykatës: Një muaj paraburgim për babain që dyshohet se sulmoi seksualisht vajzën e tij
Osmani: E dinë shumë mirë kënd e kemi thirrë në telefon për Banjskën në 3 të mëngjesit…
Gjykata Kushtetuese merr vendimin për Ilir Metën