Një incident që nisi me fjalosje në një objekt banesor në lagjen Dardania në Prishtinë përfundoi me kanosje të premten në mesditë. Personi i dyshuar u dërguar në mbajtje dhe ndaj tij tashmë kanë nisur hetimet.
I arrestuari në këtë rast është banor i një banese në rrugën “Sadik Zeneli”, i cili po dyshohet për kërcënimin e fqinjit 77-vjeçar.
I dyshuari që u arrestua është Korab Smakolli, 37-vjeçar — ish drejtor i Deutsche Investment Fund dhe ish drejtor i Ibas.
Burimet kanë bërë me dije se Smakolli po dyshohet se e ka kërcënuar fqinjin e tij të moshuar lidhur me disa punime që ky i fundit i ka kryer në ballkon – si pasojë e punimeve paraprake që janë kryer nga i dyshuari dhe kanë shkaktuar dëme në banesat e disa banorëve.
Bazuar në informacionet që organet e rendit posedojnë, Smakolli i është drejtuar 77-vjeçarit me fjalët “T’kisha kallxu ty veç i ki 70 vjet, me djale hajde se kom me jau q* nanën…” – e po ashtu me fjalë të tjera, duke e tensionuar kështu situatën.
Për të mos mbaruar me kaq, i dyshuari edhe ua ka ndërprerë punën dhe i ka larguar nga vendi i ngjarjes punëtorët e kontraktuar nga viktima për t’i kryer punimet.
Viktima edhe më parë ka pasur probleme me Smakollin, por herën e fundit i njëjti ka eskaluar dhe është njoftuar Policia.
Pasi palët janë intervistuar, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Smakollit është iniciuar hetimi për dy vepra penale “Kanosje” dhe “Vetëgjysësia”
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Të tjera
Media ruse me dezinformata tentojnë të shtrembërojnë faktet për krimet ndaj familjes Jashari
Rama bëri thirrje me foton e tij, reagon qytetari
13 mënyrat si ai ju thotë të dua, pa zë