Annalena Baerbock, ish-ministrja e Jashtme e Gjermanisë, është zgjedhur presidente e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
“Urimet më të përzemërta për Sh.S.Znj. Annalena Baerbock për zgjedhjen e saj si Presidentja e 80-të e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, shkroi delegacioni i Bashkimit Europian në OKB, duke ndarë një video nga momenti.
“BE-ja e mbështet plotësisht vizionin e saj gjithëpërfshirës dhe përkushtimin e palëkundur ndaj multilateralizmit, të udhëhequr nga parimet e Kartës së OKB-së”, thuhet në postimin në X.



Të tjera
Kryeministri izr@elit paraqitet para gjykatës lidhur me akuzat për korrupsion
Parkinson mund të fillojë para lindjes
Të hiqen të gjitha masat e Kosova ta marrë statusin e kandidatit