Annalena Baerbock, ish-ministrja e Jashtme e Gjermanisë, është zgjedhur presidente e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
“Urimet më të përzemërta për Sh.S.Znj. Annalena Baerbock për zgjedhjen e saj si Presidentja e 80-të e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, shkroi delegacioni i Bashkimit Europian në OKB, duke ndarë një video nga momenti.
“BE-ja e mbështet plotësisht vizionin e saj gjithëpërfshirës dhe përkushtimin e palëkundur ndaj multilateralizmit, të udhëhequr nga parimet e Kartës së OKB-së”, thuhet në postimin në X.



Të tjera
25 vende në botë që duhen vizituar
Gjërat që nuk duhet t’i bëni gjatë shtatzënisë
Si ta zbuloni nëse keni probleme me gjëndrat tiroide