Ish mjeku i UҪK-së, Liri Loshi në një postim të tij në Facebbok ka folur me një rrëfim ndryshe nga lufta e fundit në Kosovë. Në këtë rast ai ka përmendur disa raste të ndodhura gjatë luftës.
Ai thotë se të njëjtit janë bërë veteran të luftës, pa qenë pjesë e UÇK-së fare.
“Të burgosurit e Skenderrajt shkuan për ta vizituar. Kur shkova në kryesinë e LDK-së në Skënderaj këta e kishin bërë një informatë për media dhe për Këshillin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive e njeriut, ku kishin treguar për “maltretimet” e policisë serbe. Kur i pyeta se a kishte pasur dhunë fizike, thanë jo por na kanë maltretuar psiqikisht, sepse na kanë ndalë në punkt, na kanë legjitimuar dhe na kanë shtruar pyetje të ndryshme! Informata ishte e shkruar disi kështu: u maltrtuan, dy pika 🙂) dhe vazhdnte me emrin, mbiemrin dhe rolin që kishin në LDK”, shkruan ai.
Poashtu, Loshi përmend edhe një rast që ndodhi disa javë para sulmit në Prekaz.
“Gjendja politike ishte bërë e rëndë. Tashmë numri i ushtarëve të UÇK-së po shtohej dita ditës, ndërkohë që dhuna e policisë serbe ndaj shqiptarëve po vazhdonte. Një grup i Kryesisë së degës së LDK-së të Skënderajt, pjesë e të cilit isha edhe unë, shkuam në selinë Qëndrore në Prishtinë ku na pritën Fehmi Agani, Fatmir Sejdiu dhe Hydajet Hyseni. Ky i fundit në atë kohë, konsiderohej baba i të burgosurve politikë, sidomos i atyre që ishin bërë anëtarë të LDK-së. Ja çfara na këshilloi:
“Lufta me armë duket më atraktive, por rruga që kemi zgjedhur me mjete politike do të jetë shumë më efikase!” Nga një i burgosur politik me stazh aq të gjatë morem një dush të ftohtë dhe të paktën për mua, të papritur. Por ja që kjo ishte qasja politike e të burgoaurve politikë ndaj luftës. Aty ishte edhe Gani Koci, i cili nuk e kundërshtoi mendimin e babait të tij politik”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Shumica e ish të burgosurve politikë, pas lufte kanë marrë poste politike, rroga të majme, meditje, kanë pasur edhe dy, tre e më shumë vende të punës. Ndaras nga të gjitha këto, kanë marrë mijëra euro nga buxheti i Kosovës si kompenzim për kohën që kanë kaluar nëpër burgje. Shumica e tyre janë bërë veteranë të luftës pa qenë pjesë e UÇK-së fare. Pra, janë veteranë të falsifikuar. E bëjnë këtë njerëzit e ndershëm?!Jo nuk e bëjnë.
Po them sinqerisht, njeriu që ka pritur shumë nga ta, nuk ka mundur të ndahet ndryshe pos i zhgenjyer. E kanë pasur zakon që edhe gjatë mbledhjes të uleshin pranë njëri tjetrit, pra tipikë asocial gjë që deri diku është e shpjegueshme nga të qenit gjatë kohë të izoluar nga njerëzit dhe jeta normale. Por disi, e mbanin veten lartë, thuase këta i kishin ideuar dhe sjellë lirinë Kosovës, ndërkohë që të gjithë ne bashkë vazhdonim të jetonim të robëruar nga pushteti fashist serb.
Ishte një rast kur pat dalë nga burgu i ndjeri Ali Lajçi. Të burgosurit e Skenderrajt shkuan për ta vizituar. Kur shkova në kryesinë e LDK-së në Skënderaj këta e kishin bërë një informatë për media dhe për Këshillin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive e njeriut, ku kishin treguar për “maltretimet” e policisë serbe. Kur i pyeta se a kishte pasur dhunë fizike, thanë jo por na kanë maltretuar psiqikisht, sepse na kanë ndalë në punkt, na kanë legjitimuar dhe na kanë shtruar pyetje të ndryshme! Informata ishte e shkruar disi kështu: u maltrtuan, dy pika 🙂) dhe vazhdnte me emrin, mbiemrin dhe rolin që kishin në LDK. T’ ju them sinqerisht, edhe pse urreja regjimin serb më shumë se çdo gjë në jetë, kjo ka qenë informata më e zbrazët dhe më e pa vlerë që kam lexuar. Pra, në kohën kur policia serbe i rrahte deri në alivanosje shumë shqiptarë tjerë nëpër punkte dhe stacione policore, këta ankoheshin për marrje në pyetje e legjitimim rutinor, ndërkohë që nuk zhvillonin kurrfarë aktiviteti politik. Aty e kuptova se këta njerëz donin me çdo kusht vëmendje! Ali Lajçi në atë kohë jetonte në Pejë, por pritjen e tij pas burgut e kishte organizuar në Rugovë, me demek në vendin e origjinës dhe kështu pa asnjë nevojë i ishte dhënë shansi policisë serbe që ta zinte priten në Grykë të Rugovës dhe t’i legjitimonte e pse jo edhe t’i maltreronte ndonjë nga vizitorët e shumtë.
Të tjera
Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet
Shpenzimet e fushatës zgjedhore – sot mbyllet afati për dorëzimin e raporteve nga partitë politike
Volkswagen prezanton tre koncept-automjete të reja në Auto Shanghai