KQZ-ja në kontakt me Dhomat e Specializuara që ish-luftëtarët e UÇK-së të mund të votojnë

Seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve nga 11 deri më 15 maj

Nga 11 deri më 15 maj do të mbahen seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë.

Kështu kanë njoftuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, teksa seancat lidhen me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë.

Zëdhënësja e Speciales, Angela Griep, në informimin javor të Dhomave të Specializuara të Kosovës, më 30 prill ka bërë me dije se në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, aktualisht, Trupi Gjykues në këtë çështje gjyqësore është në fazën e kuvendimeve.

“Afati për nxjerrjen e aktgjykimit varet nga secila çështje. Rregullorja përcakton se Trupi Gjykues ka 90 ditë për të arritur një verdikt, por mund të shtyjë kuvendimet përtej 90 ditëve në rast se, për shkak të rrethanave, kërkohet më shumë kohë”, tha ajo.