Jack Smith, ish-prokurori i Prokurorisë Speciale të Hagës që ngriti aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka folur për procesin gjyqësor në Hagë.
Smith ka thënë se rastet e tilla të mëdha, të marrin vite për t’u ndjekur penalisht.
Ai ka folur për praninë e kamerave në gjykatë, duke thënë se kur ndodhur kjo dëshmitarët mund të sillen ndryshe.
“Rasti i fundit që e kisha në Dhomat e specializuara të Kosovës. Këto raste të krimeve të luftës në Kosovë, përpjekjet për të sjellë rastet në gjykatë ishin pothuajse të pamundura për shkak të kërcënimeve ndaj dëshmitarëve.
Smith e ka ngritur aktakuzën ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i kanë hedhur poshtë të katërtit. /Reporteri.



Të tjera
Kurti citon deklaratën e Engel në Kuvend: Dua ta shoh Kosovën të njohur nga secili shtet në botë, dua ta shoh Kosovën në NATO
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë, jemi krenarë për ty
Lëkura nuk do ta përballojë motin e ftohtë nëse nuk respekton 4 rregulla bazë