Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e masave që i ishin vendosur Kosovës, duke theksuar se këto masa ishin të padrejta që nga fillimi.
“E mirëpresim vendimin e Bashkimit Evropian për të hequr masat që i ishin vendosur Kosovës. Ishin të padrejta që në ditën e parë. Sepse së pari, institucionet e Republikës së Kosovës nuk ishin shkaktare të eskalimit të situatës në katër komunat në veri të vendit tonë, dhe së dyti, deskalimi i situatës ishte pikërisht meritë e institucioneve të Kosovës.” tha Kurti.
Ai gjithashtu kujtoi dy sulmet terroriste që goditën institucionet e Kosovës.
Ndërkohë RKS dhe instutcioent e saj u bën cak i sulmeve terroriste, prej të cilave dy me pasoja të rënda, ai në Banjskë të Zvecanit me 24 shtator të 2023 ku mbeti i vrarë heroi ynë Afrim Bunjaku dhe tjetri në kanalin Ibër Lepenc në Vragë të Zubin Potokut me 29 nëntor 2024 që synonte dëmtimin e pariparueshme të infrastrukturës kritike”, u shpreh tutje Kurti.



Të tjera
Çfarë nuk shkon me ju nëse ju del gjumi natën?
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialogun me Serbinë
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft me spekulime!