Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në Selinë Qendrore të LDK-së, ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Abdixhiku e ka uruar atë për fillimin e mandatit në Kosovë dhe i ka uruar sukses në detyrën e re.
Kreu i LDK-së ka thënë se Italia ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës – dhe një mike e çmuar në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian.
“Me ambasadorin Antonini biseduam për zhvillimet politike në vend, sfidat aktuale dhe perspektivën tonë euroatlantike. E njoftova mbi qëndrimet e fundit të LDK-së mbi krizën e paprecedentë politike në vend. Shpreha gatishmërinë tonë për bashkëpunim të ngushtë institucional me ambasadën italiane dhe përfaqësuesit e saj diplomatikë në Prishtinë”, ka theksuar ai.



Të tjera
Pas 36 viteve nuk kam votë për LDK-në
Lista Serbe gjobitet me 22 mijë euro nga PZAP-ja
Gjyqtarja shqiptare, Emanuela Rusta përzgjidhet nga FIFA për seminarin ndërkombëtar për Botërorin 2026