Forcat izraelite kanë njoftuar se kanë gjetur trupin e pengut të fundit të mbetur në Gazë, pas një operacioni kërkimi që vazhdoi pas armëpushimit me Hamasin në tetor.
Hamas ishte zotuar që brenda 72 orëve të dorëzonte të gjithë të kapurit, si ata të gjallë, ashtu edhe trupat e pajetë.
Deri tani, ishin dorëzuar 20 të gjallë dhe trupat e 27 personave, izraelitë dhe të huaj. Sipas Hamas, Gvili nuk ishte mundur të gjendej deri kohët e fundit.
Në një deklaratë, Ushtria Izraelite tha se “sipas informacionit dhe inteligjencës së disponueshme, Sgt. Maj. (rez.) Ran Gvili, një komandant i njësisë Yamam, i moshës 24 vjeç në momentin e vdekjes, ra në betejë mëngjesin e 7 tetorit 2023 dhe trupi i tij u rrëmbye në Rripin e Gazës. Ushtria Izraelite ndan dhimbjen me familjen e tij dhe do të vazhdojë t’i mbështesë familjet dhe të kapurit e kthyer, si dhe të forcojë sigurinë e qytetarëve të Izraelit.”
Sipas mediave izraelite, pas gjetjes së trupit të Gvili, Izraeli do të rihapë pikën kryesore kufitare me Egjiptin dhe do të avancojë në fazën e dytë të planit të paqes së Donald Trump.
Kjo fazë parashikon rindërtimin e Gazës dhe demilitarizimin e plotë të zonës, përfshirë dorëzimin e armëve nga Hamas dhe grupet tjera palestineze.
Me këtë, të gjithë të kapurit nga zona e Gazës janë rikthyer.



Të tjera
Osmani takon shefin e OSBE-së, thekson rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve
Komuna e Obiliqit ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1000 euro
Rinumërohen mbi 70% e vendvotimeve në QNR, 25 komuna përmbyllin procesin