Izraelitët të cilët uzurpojnë tokat palestineze, u përpoqën t’i vendosin flakën hyrjes së një xhamie në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Fondacioneve thuhet se izraelitët që uzurpojnë tokat palestineze, tentuan t’i vinin flakën një xhamie në fshatin Tel në afrësi të qytetit Nablus.
Deklarata vuri në dukje se përpjekja e izraelitëve fanatikë për të djegur xhaminë “Abu Bakr Siddiq” në Tel ishte e pasuksesshme dhe dënoi sulmin në fjalë.
Ajo thekson se hebrenjtë fanatikë sulmojnë vendet e shenjta islame dhe pronën palestineze çdo ditë dhe se ka një rritje të këtyre sulmeve dhe dhunës sistematike të përdorur.
Ndër të tjera transmetohet se izraelitët fanatikë nën mbrojtjen e ushtrisë izraelite, kanë sulmuar 45 xhami në vitin 2025. “Tentativa e zjarrvënies së xhamisë tregon qartë barbarinë e makinerisë raciste provokuese izraelite kundër vendeve të shenjta islame dhe të krishtera në Palestinë”, thuhet në deklaratë.
Më tej bëhet e ditur se sulmi ishte një sulm i qartë ndaj muslimanëve dhe ndjenjave të tyre fetare.
“Sulmet që synojnë vendet e shenjta, përfshirë zjarrvënien me dashje, mbylljen e xhamive dhe ndalimin e thirrjes për lutje, janë dëshmi të barbarizmit të egër të Izraelit”, theksohet në deklaratë.
Sulmet ndaj vendeve të adhurimit shkelin të gjitha ligjet ndërkombëtare që garantojnë lirinë e adhurimit dhe të drejtën për të krijuar vende adhurimi, thuhet më tej.



Të tjera
Si ndikon emri në profesionin tuaj
Këto perime dhe fruta nuk duhet t’i mbani bashkë
Keni probleme me gjumë? Këto janë ushqimet që po ju mbajnë zgjuar natën