“Jahti amerikan u shpëtua nga autoritetet shqiptare, ndërsa personat që ishin…” – Ngjarja që çuditi Departamentin e Shtetit

Kur shefi i ri i delegacionit të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Bashkim Pitarka, arriti në drekën e dhënë në apartamentin e shefit të delegacionit francez, ai dukej i nxehur teksa shikonte tre diplomatët amerikanë. “Unë nuk do t’i shtrëngoj duart me amerikanët dhe rusët”, – tha diplomati shqiptar me zë të lartë dhe të zhurmshëm. “Më kanë urdhëruar”. Joseph V. Reed, zëvendësshefi i delegacionit amerikan, i zgjati dorën si “pjesëtar i racës njerëzore”, por Pitarka e ktheu mbrapsht dhe i nervozuar për pritjen e rezervuar, dukej i sigurt se ata nuk ishin ulur në një radhë mospërfillëse, në dhomën e ngrënies.

Disa veprime delikate në diplomaci zgjidhen me lidhjet përmes vendeve që nuk kanë marrëdhënie formale. Shtetet e Bashkuara, si dhe vendet e tjera, përdorin përgatitjet e komplikuara, të cilat varrojnë sipas shkallës së miqësisë apo edhe nevojave praktike. Për shembull, Uashingtoni u përfaqësua në Iran përmes Ambasadës Zvicerane në kohën kur radikalët islamikë pushtuan Ambasadën Amerikane në vitin 1979.

Për shkak të synimeve iraniane dhe frikës për sigurinë e tyre, asnjë nga diplomatët amerikanë nuk punonte më atje. Në Uashington, Irani është përfaqësuar teknikisht nga Ambasada Algjeriane, por ajo operon edhe me zyra nëpër disa qytete. Shtetet e Bashkuara i lejojnë iranianët të punojnë atje, për të bashkëpunuar me kërkesat e partnerëve të qindra iranianëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Iranianët kanë përfaqësuar Teheranin në Uashington.

Ata ishin të pajisur me pasaporta ose me leje qëndrimi. Këto kanale zakonisht nuk funksionojnë plotësisht, sepse Irani dyshonte në neutralitetin e Zvicrës. Gjatë negociatave, javën e fundit për lirimin e korrespondentit të “Wall Street Journal”, Gerald F. Seib, autoritetet zvicerane ishin të paafta të merrnin ndonjë përgjigje nga zyrat e Ministrisë së Jashtme. Turqia dhe Pakistani, të cilat kanë marrëdhënie të mira me të dyja palët, ndihmuan në realizimin e kësaj marrëveshjeje.