Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se janë realizuar me sukses pagesat prej 100 euro për studentët përfitues. Pagesat janë ekzekutuar në disa faza dhe kanë përfshirë të gjithë studentët që kanë plotësuar kriteret e përcaktuara.
Ministria gjithashtu ka bërë të ditur se kanë filluar edhe pagesat e para të bursës së mobilitetit për studentët që jetojnë larg vendit të studimit dhe që i përmbushin kushtet për këtë mbështetje financiare.
Studentët që nuk kanë arritur të plotësojnë kriteret për përfitim janë njoftuar zyrtarisht përmes adresës elektronike të përdorur gjatë aplikimit në platformën e-Kosova.



Të tjera
Qorrolli: Për shkak të Albin Kurtit, Kosova po rënditet në një shtet ku shtresa e mesme e popullit nuk ekziston
Mjekët e rrahur në QKUK ‘përfundojnë’ në Polici, Prokurori urdhëron hetimin e rastit
Zbulojeni mashkullin “tradhtar” në pak sekonda