Tiktokerja e njohur shqiptare, Hatixhe Brika, dhe bashkëshorti i saj, Jashar Stojku, janë përballur së fundmi me ndëshkime nga autoritetet për tejkalimin e normave të shpejtësisë.
Çifti, të njohur për postimet e tyre të rregullta që tregojnë një jetë luksoze dhe makina të shtrenjta, duket se për disa kohë nuk do të kenë mundësinë të shijojnë xhirot e tyre të zakonshme.
Sipas burimeve të mediave, 19-vjeçares dhe bashkëshortit të saj i janë hequr patentat nga policia, për shkak të shpejtësisë së tejkaluar në zonat e banuara. Video të tilla, të postuara në rrjetet sociale si TikTok dhe Instagram, kanë marrë miliona shikime, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve, por edhe të autoriteteve.

Çifti Stojku janë ndëshkuar për shkeljet e tyre: Hatixhe Brika ka marrë një gjobë prej 20,000 lekësh dhe i është hequr patenta, ndërsa për bashkëshortin, masa është edhe më e rëndë – heqje patente për 6 muaj dhe një gjobë prej 40,000 lekësh.
Ndërkohë që lajmi po qarkullon në mediat sociale dhe portalet e lajmeve, Hatixhe, e njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe të qeshur, ka reaguar me humor ndaj kësaj situate.
Në një postim të shpërndarë nga vetë ajo, Hatixhe shkruan ironikisht: “Jashar, bëj gati helikopterin!” – duke e trajtuar ndëshkimin me një dozë ironie dhe duke i lënë ndjekësit të pyesin nëse lajmi është i vërtetë ose jo.




Të tjera
Në këto vende mund të kaloni pushime të lira, nuk mungon edhe Shqipëria
Vlerat ushqyese të fikut të detit
10 burimet kryesore të stresit te fëmijët