Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka thënë se janë gati për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve pas fillimisht të reshjeve të borës në vend.
“Me fillimin e reshjeve të borës, operatorët e mirëmbajtjes së rrugëve janë aktivizuar dhe janë në gjendje të plotë gatishmërie për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë territorin”, kanë njoftuar ata.
Sipas tyre, janë në gatishmëri që gjatë gjithë sezonit dimëror të sigurojnë kalueshmërinë e rrugëve dhe funksionimin normal të komunikacionit.
“Megjithatë, u bëjmë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, respektim të rregullave të trafikut dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike”, vazhdon njoftimi.



Të tjera
Ide interesante si t’i personalizoni kornizat e fotografive
Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovës
Fjalimi i Clintonit më 24 mars të vitit 1999