Jose Mourinho dëshiron të ribashkohet me mesfushorin e Premier League

Jose Mourinho dëshiron të ribashkohet me mesfushorin e Premier League

Jose Mourinho ka nisur punën e tij të re si trajner i Fenerbahçe, gjersa i ka vënë syrin një lojtari.

Bëhet fjalë për mesfushorin danez të Tottenhamit, Pierre-Emile Hojbjerg, me të cilin synon të ribashkohet në Stamboll.

Mourinho mund t’ia plotësojë dëshirën Hojbjerg, i cili synon largimin nga “Spurs” për më shumë minuta diku tjetër.

Sipas mediumit turk “Sabah”, trajneri i ri i Fenerit e sheh mesfushorin danez si pikë kyçe të transformimit të skuadrës së ti..

Tek Tottenham, nën udhëheqjen e Mourinhos, Hojbjerg ishte ‘lider’ dhe një gur i pathyeshëm në mesfushë.

Që nga largimi i Mourinhos, Hojbjerg ka rënë në lojën e tij, dhe kësisoji ka humbur edhe pozitën e startuesit, sidomos me ardhjen e Ange Postecoglu.

Fnerbahçe dhe Tottenham do të nisin bisedimet në vazhdim për të arritur një marrëveshje që i përshtatet dy palëve.

Mourinho dëshiron të rivitalizojë një skuadër që përfundoi sezonin me 99 pikë dhe nuk e fitoi titullin e kampionit.