Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish në një postim publik, në një kohë kur brenda partisë është shtuar presioni për dorëheqjen e tij pas zhvillimeve të fundit politike.
Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e “vullnetit dhe durimit”, duke falënderuar kryetarët e degëve, nëndegëve dhe aktivistët e LDK-së për mbështetjen e dhënë sonte.
“Mesazhet e juaja mbështetëse, publike e private, janë më shumë se çfarë mund të kërkoj unë dhe LDK. Të gjithë ne, jemi veçse kalimtarë në një mision shumë më fisnik; por kur rrugën se bëjmë vet, ndihemi vërtetë më njerëzisht”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka deklaruar se çdo vështirësi dhe ndjesi padrejtësie në politikë është pjesë e procesit, por ka shtuar se këto momente “e provojnë karakterin” e individëve dhe të organizatës politike.
Ky reagim vjen në vazhdën e kërkesave të disa strukturave të LDK-së për përgjegjësi dhe ndryshime në lidership, pas rezultateve të fundit zgjedhor.



Të tjera
Krasniqi: Miratuam vendimin për 1 milion euro në 4 projekte infrastrukurore
Gazetari spanjoll plason “bombën”, Alvarez te Real Madridi
Pse është e vështirë për ta lënë duhanin?