Kurti: Gjithçka e jona është sonte në “Fadil Vokrri”

Ju lutem t’i qëndroni fort rrugëtimit drejt Kampionatit Evropian

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka drejtuar një letër presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përmes së cilës ka shprehur mirënjohje dhe mbështetje për Kombëtaren e Kosovës dhe stafin e saj teknik, pas rrugëtimit të jashtëzakonshëm në fushatën kualifikuese për Kupën e Botës 2026, transmeton KosovaPost.

Letra e plotë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti:

Përshëndetje Kryetar,

Të lutem pranoje dhe përcille tutje një falënderim të madh për gjithë stafin teknik, e në veçanti për trajnerin Franco Foda, për paraqitjen në fushatën kualifikuese për Kupën e Botës.

E di që humbja e djeshme dhemb. Sidomos kur ishim aq afër. Por puna, përkushtimi dhe serioziteti që janë ndërtuar në këtë ekip nuk humbin brenda një ndeshjeje.

Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë. Kjo është shumë më e madhe se rezultati. Por tutje, rezultati final është ai në çka duhet të fokusohemi. Ju lutem t’i qëndroni fort rrugëtimit drejt Kampionatit Evropian.