Justina Shiroka Pula u zgjodh kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
“Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 19 dhjetor 2025, mbajti zgjedhjet e rregullta për zgjedhjen e Kryesisë së Akademisë dhe zgjodhi kryesinë e re me këtë përbërje:Akademike Justina Shiroka Pula, kryetare; Akademik Fejzullah Krasniqi, nënkryetar; Akademik Bardh Rugova, Sekretar shkencor”, ka njoftuar ASHAK.
Po ashtu Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve: anëtar korrespondent Nysret Krasniqi, sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë; Akademik Frashër Demaj, sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore; Anëtar korrespondent Enver Hamiti, sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës; anëtar korrespondent Ismet Jonuzi, Sekretar i Seksionit të Arteve.



Të tjera
Ju dhemb shpesh koka? Ndoshta keni mungesë magnezi
Muzika që ju dëgjoni mund të përcaktojë sa të zgjuar jeni
“Fëmijë”, Roberto Martinez i del sërish në mbrojtje Cristiano Ronaldos pas kritikave të shumta