P2024 05 19 Liverpool Wolves 45 780x439

Ka marrëveshje mes palëve, Liverpooli e gjen zëvendësuesin e Matipit në Bundesliga

Liverpooli është duke kërkuar një mbrojtës qendror pas largimit të Joel Matip dhe duket se atë e ka gjetur në Bundesliga.

Mbrojtësi francez Maxence Lacroix ka hedhur poshtë mundësinë e vazhdimit të kontratës me Wolfsburg.

Futbollisti duket i gatshëm të përshpejtojë opsionet e tij për t’iu bashkuar Liverpoolit në afatin kalimtar veror, pasi është një nga lojtarët që kërkohet nga The Reds.

24-vjeçari është i vetëdijshëm se The Reds e kanë në krye të listës së dëshirave dhe kjo është arsyeja që ai ka refuzuar ofertën e Wolfsburgut për rinovimin e kontratës e cila skadon pas një vitit.

Sipas Daily Express, agjentët e lojtarit tanimë janë takuar disa herë me drejtuesit e Liverpoolit dhe thuhet se ata kanë një marrëveshje për transferimin e Lacroix në Anfield.

Tani pasi lojtari ka refuzuar kontratën e re, po pret që dy klubet të gjejnë një marrëveshje për transferimin e tij përfundimtar në Ligën Premier.

Gjithnjë sipas mediave angleze, Liverpool mund të nënshkruar me qendërmbrojtësin për një shumë rreth 10 milionë euro.