Kafe

Kafja ndihmon të bini nga pesha

Nëse nuk mund ta filloni mëngjesin pa konsumuar një filxhan me kafe, atëherë kemi një lajm të mirë për ju. Përveç se kafja ju jep shumë energji për të nisur ditën, rezulton se ajo mund të ndihmojë gjithashtu për të humbur peshë.

Tingëllon shumë e mirë për të qenë e vërtetë, por sipas artikullit të publikuar nga ‘The Independent’ në të cilin janë dhënë mendimet e dietologëve, kafja është pija ideale për t’u konsumuar në mëngjes.

“Kafja duhet të jetë gjëja e parë për t’u pirë në mëngjes, pasi jo vetëm rrit nivelet e përqendrimit dhe të energjisë, por ndihmon edhe në humbjen e peshës”, tha Sarah Flowers, dietologe.

Sipas saj, kafja ndihmon në rënien e peshës sepse përshpejton metabolizmin e njeriut. “Filxhani i përditshëm i kafesë mund të ndihmojë në përshpejtimin e procesit të tretjes, duke stimuluar që të digjni më shumë yndyrë”.

Ja si ta pini kafenë për të rënë në peshë- Këshillohet të pini kafe të zezë dhe për të humbur shpejt në peshë mund ta shoqëroni me kanellë dhe xhenxhefil, transmeton ksp.

Sa kafe? Nëse jeni dikush që nuk merrni shumë kafeinë rregullisht, filloni duke konsumuar 100 miligramë në ditë dhe duke parë se si trupi juaj e toleron mund ta rrisni sasinë në 200 miligramë.

Këshilla- Për të humbur në peshë, kafesë suaj të thjeshtë mund t’i shtoni edhe karafil apo kanellë. Ato ndryshojnë shijen e kafesë, si dhe rrisin metabolizmin duke bërë të humbisni në peshë. Ju mund të shtoni në kafe edhe copa lëkure limoni apo portokalli apo të agrumeve të tjera.