Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dhënë detaje në lidhje me takimin me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
“Kemi shprehur jo vetëm interesimin, por edhe gatishmërinë për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate. Në përputhje me këtë unë kam bërë pak a shumë edhe një ofertë konkrete për Nismën Socialdemokrate në mënyrë që gjithçka të përmbyllet sa më shpejt e sa mirë dhe ta kemi konistituimin e Kuvendit dhe Qeverinë e re”.
“Mirëpo kur këto bisedime të përmbyllen me rezultatin final, atëherë do të mund të flasim për hollësitë e përmbajtjes së saj”, u shpreh ai./



Të tjera
“Shumë njerëz mendojnë se nuk di të luaj futboll”, Dembele i thumbon kritikët
Haxhiu i bën thirrje faktorit ndërkombëtar: Të drejtat e shqiptarëve në Luginë të trajtohen me prioritet
Duhani dëmton edhe sytë