Rama: Kamerat e instaluara kanë ndikuar në rënien e rasteve kriminale

Kamerat e instaluara kanë ndikuar në rënien e rasteve kriminale

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takimin e rregullt drejtuesit e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ku u informua për rënie të veprave kriminale gjatë dy muajve të parë të këtij viti.

 

Rama tha se një rol të rëndësishëm në këtë trend pozitiv ka pasur edhe projekti i vendosjes së kamerave të sigurisë, bashkëpunim mes kryeqytetit dhe Policisë së Kosovës, i cili ka nisur të implementohet nga nëntori i vitit 2025.

“Projekti i instalimit të kamerave do të zgjerohet edhe gjatë këtij viti, me synimin që të rritet siguria në kryeqytet”, ka thënë ai.