Kancelari i Gjermanisë Merz javën e ardhshme udhëton në SHBA, më 5 qershor e takon Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

Kancelari i Gjermanisë Merz javën e ardhshme udhëton në SHBA, më 5 qershor e takon Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

Ambasada e Gjermanisë në Washington ka njoftuar se kancelari gjerman, Friedrich Merz, do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në javën e ardhshme dhe se më 5 qershor do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

KJo do të jetë vizita e parë e Merz në SHBA që nga marrja e postit të kancelarit të Gjermanisë, shkruan Express.

“Temat kryesore do të përfshijnë marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështje ndërkombëtare, të tilla si lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës, situata në Lindjen e Mesme dhe politika tregtare”, thuhet në njoftim.