Ambasada e Gjermanisë në Washington ka njoftuar se kancelari gjerman, Friedrich Merz, do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në javën e ardhshme dhe se më 5 qershor do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.
KJo do të jetë vizita e parë e Merz në SHBA që nga marrja e postit të kancelarit të Gjermanisë, shkruan Express.
“Temat kryesore do të përfshijnë marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështje ndërkombëtare, të tilla si lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës, situata në Lindjen e Mesme dhe politika tregtare”, thuhet në njoftim.



Të tjera
25 vende në botë që duhen vizituar
Gjërat që nuk duhet t’i bëni gjatë shtatzënisë
Si ta zbuloni nëse keni probleme me gjëndrat tiroide