Anëtari i LDK-së, Shkëmb Manaj, ka reaguar ndaj diskutimeve për ndryshime brenda partisë, duke theksuar se ato mund të bëhen vetëm nga vullneti i anëtarësisë.
Përmes një postimi, ai kritikoi ata që, sipas tij, kanë folur më shumë për rënien e LDK-së sesa për ringritjen e saj dhe që kanë sabotuar partinë në procesin e fundit zgjedhor.
Manaj vlerësoi se me më shumë unitet, LDK-ja do të kishte mundur të renditej lehtësisht si forca e dytë politike në vend, ndërsa tha se vizioni i kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, për bashkim me presidenten Vjosa Osmani ka pasur efekt pozitiv.
Me një unitet funksional në këto zgjedhje e kemi pas mundësinë që lehtësisht të dalim subjekti i dytë politik në vend! Vizioni i kryetarit Lumir Abdixhiku për bashkim me Presidenten Vjosa Osmanin ka pas efekt pozitiv. Prandaj, janë turrur planet e nates kundër LDK-së!
LDK do t’i bëjë ballë sfidave, siç ju ka bërë në kohërat me të vështira! Secili që do ballafaqim, këtu jemi! Kush e do ndarjen e LDK dhe mbylljen e saj, e ka gabim!
LDK do të jetë këtu e fortë, se bashku me anëtarësinë e saj dhe me popullin e Kosovës në funksion të shtetit të Kosovës!



Të tjera
Tri gjëra që nuk duhet bërë pasi keni ngrënë
Krasniqi: Miratuam vendimin për 1 milion euro në 4 projekte infrastrukurore
Gazetari spanjoll plason “bombën”, Alvarez te Real Madridi