Policia gjatë patrullimit ka gjetur një armë zjarri AK-47, dy karikator (njëri i mbushur me 27 fishekë), dy fishekë gjuetie dhe pajisje të tjera ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Radosevikë të Zubin Potokut.
Bëhet e ditur se është identifikuar pronari i shtëpisë, i cili po ashtu posedon edhe një shtëpi në Zubin Potok ku është kryer gjithashtu bastisje.
“Lidhur me rastin është identifikuar pronari i shtëpisë, i cili po ashtu posedon edhe një shtëpi në Zubin Potok në të cilën me urdhër të prokurorit është kryer bastisje dhe janë gjetur: një armë e gjatë AK-47, katër karikator me 120 fishekë. Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia



Të tjera
Për herë të parë në Kosovë realizohet ndërhyrja kirurgjikale minimal invazive PCNL për trajtimin e gurëve të mëdhenj në veshka
Abdixhiku thërret për bashkim rreth një projekti të përbashkët politik
Tezja luan rol të jashtëzakonshëm në jetën e secilit fëmijë