Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas hetimeve në koordinim me Prokurorinë Speciale ka arrestuar një zyrtar të dyshuar për “keqpërdorim të pozitës zyrtare” në procedurat e tenderëve publikë.
Sipas njoftimit, gjatë hetimeve janë siguruar prova që mundësojnë dyshimin se zyrtari publik ka ndihmuar operatorët ekonomikë për t’u shpallur fitues në tenderë të caktuar, duke përshtatur kriteret e përcaktuara nga autoritetet kontraktuese në mënyrë të kundërligjshme.
Veprimet hetimore janë zhvilluar në bashkëpunim të vazhdueshëm me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, duke përfshirë sigurimin e dëshmive dhe masa të tjera hetimore, përfshirë sekuestrimin e pajisjeve komunikuese.



Të tjera
“Jam i përqendruar te Hoffenheimi”, Fisnik Asllani flet për interesin e Barcelonës
Ne jemi UÇK e PDK
Lista Serbe s’duhej të certifikohej nga PZAP-ja