Sot është Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve. Lidhja e Pensionistëve të Kosovës ka kërkuar mbështetje sociale e shëndetësore nga institucionet e vendit. Në një intervistë për RTK-Radio, kryetari i Lidhjes së Pensionistëve, Sherif Kastrati, thotë se gjendja e pensionistëve në Kosovë nuk është e mirë.
” Me këtë pension bazik, që është 120 euro, me të cilat nuk mundesh të mbijetosh veç me një shujtë, ku janë të tjera shërbime si kontrollet, pasi që të moshuarit kanë nevojë më tepër për barna edhe atë në mënyrë permanente, të shumta që i përcjellin sëmundjet kronike që është e domosdoshme e që kalon në një shumë të madhe, e mos të flasim edhe për njerëz të tjerë që janë shumë të sëmurë e nuk dinë nga t’ia mbajnë, ata më mirë veç të vdesin. Është një domosdoshmëri e kohës, këto që nuk po i rrisin pensionet, shteti po i shtynë njerëzit të vdesin sa më shpejt. se kjo me 120 euro, nuk mund të mbijetosh e sidomos një i vjetër. Çdo herë ka pasur mbështetje për medikamente, nuk kemi mbështetje, për barna esenciale duhet të subvencionohemi e mos me pagua. Kemi tension e disa sëmundje që janë te pleqtë, nuk ka mbështetje prej qeverisë.



Të tjera
Komuna e Mitrovicës ndau 60 mijë euro për klubet e futbollit dhe basketbollit
Një grua kanadeze merr vëmendje në ndeshje – i bie telefoni gjatë brohoritjes
Goditje për Man Cityn, Rodri do t’i nënshtrohet operacionit