Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se vendi është në krizë të jashtëzakonshme dhe sipas tij, këto janë rezultate të keqqeverisjes së kryeministrit aktual, Albin Kurti.
Kastrati tha se Kurtin në zgjedhjet e ardhshme do ta mposhtin gënjeshtrat e tij, teksa sipas tij, kreu i qeverisë është treguar i “pashpirt” me mësimdhënësit.
“Këto fakte do ta mund rrena e vet që ka premtuar se do ta lirojë vajin, miellin e sheqerin dhe i ka shtrenjtuar. Do ta mbys rrena e vet që ka thënë se do ta lirojë rrymën, por e ka shtrenjtuar 100 për qind. Ka me mposhtë se do ta bëjë Bankën Zhvillimore e s’e ka bë. Ka me mposhtë rrena e vet që ka thënë se për 4 mijë çifte do t’i bëjë banesat sociale e s’i ka bë”.
“Do ta mposhtë rrena e vet që ka thënë se do të bëjë banim me lehtësira për mësimdhënësit, përkundrazi, s’ua ka dhënë rrogën që kërkonin rritje të pagave, i pashpirt është treguar me ta. Këto fakte kanë me mujtë Albin Kurtin”, tha Kastrati në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Më tej, ai tha se oferta e kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, është oferta për normalitet dhe jo për paragjykime, e sipas tij, ajo ofertë do ta mposhtë Kurtin.



Të tjera
Këto perime dhe fruta nuk duhet t’i mbani bashkë
Keni probleme me gjumë? Këto janë ushqimet që po ju mbajnë zgjuar natën
Këshilla për gjumë të rehatshëm