Pas një kohe të gjatë dhe muaj të tërë bllokade, Kuvendi i Kosovës ditë më parë arriti të konsituohet plotësisht, ku u zgjodhën kryetari dhe nënkryetarët e rinj.
Mirëpo, Lista Serbe zgjodhi që edhe një herë të ‘sfidojë’ rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, ku kjo parti paraqiti një ankesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Mirëpo, si pritet të veprojë Kushtetuesja dhe a mund të pezullohet formimi i qeverisë së re, për “Bota sot” foli njohësi i çështjeve kushteutese, njëherësh profesori Muhamet Kelmendi,
Së pari, ai u shpreh se Kushtetuesja duhet ta mbështesë aktgjykimin e saj që e ka dhënë më herët dhe të mos pezullojë asgjë.
“Gjykatës Kushtetuese i kërkohet të mbështetet në aktgjykimin e dhënë më herët dhe të pranojë konstituimin e Kuvendit sipas formës së votimit për kandidatë tri herë.
Kjo formë është treguar e suksesshme.
Natyrisht, ekzistojnë mundësitë që kjo gjykatë të vendosë masë juridike ndaj Kuvendit dhe të kërkojë rizgjedhje të nënkryetarit serb.
Kjo vetëm do ta vështirësonte gjendjen, për faktin se Kuvendi ka treguar se nga Lista Serbe nuk pranohet asnjë kandidat për nënkryetar të Kuvendit”, deklaroi ai.
Dihet gjithashtu se qëndron prapa terrorit në Banjskë.
Lista Serbe nuk e dënoi terrorin. Përkundrazi – ashtu si Serbia – mbajti tri ditë zie për tre terroristët e vrarë. Kurrë Lista Serbe nuk e ka njohur shtetin e Kosovës”.
“Qëllimet e saj janë nënshtrimi dhe okupimi i Republikës.
Këtu i takon Prokurorisë të hapë procedurë penale ndaj anëtarëve të saj dhe të kërkojë nga Gjykata shpalljen e Listës Serbe si organizatë terroriste.
Afatet kushtetuese po rrjedhin. Kjo duhet të lejohet. Nuk duhet të ndalohet”, përfundoi Muahmet Kelmendi
Të tjera
Një pije me sheqer në ditë, rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës
Gjërat që çiftet e lumtura bëjnë çdo ditë
Policia serbe bastis shtëpinë e zyrtarit të AAK-së në Tërnoc