Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në komunën e Prishtinës ka dalë me një reagim ku thotë se të gjitha njoftimet dhe paralajmërimet e tyre “bazohen ekskluzivisht në informata zyrtare, të siguruara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe institucione të tjera kompetente”.
“Qëllimi i këtyre komunikimeve nuk është krijimi i panikut, por informimi në kohë, i saktë dhe i besueshëm i qytetarëve.”
Kjo drejtori thotë se synon ta vendosë një standard të ri të komunikimit transparent me qytetarët.
“Përmes këtij komunikimi, Drejtoria synon të vendosë një standard të ri të komunikimit të drejtpërdrejtë dhe transparent me qytetarët e Kryeqytetit, duke vepruar në përputhje me obligimin ligjor që institucionet publike kanë për të garantuar të drejtën e qytetarëve për t’u informuar në kohë reale për rreziqet e mundshme. Informimi i hershëm dhe korrekt u mundëson qytetarëve të marrin masa parandaluese dhe të jenë më të përgatitur ndaj fatkeqësive natyrore apo fatkeqësive të shkaktuara nga dora e njeriut, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë publike.”
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca thotë se mbesin të përkushtuar që çdo njoftim të jetë:
• i bazuar në burime zyrtare,
• i qartë dhe i përgjegjshëm,
• në funksion të mbrojtjes së jetës, shëndetit dhe pronës së qytetarëve të Kryeqytetit.
Dje Instituti Hidrometeorologjik tha se paralajmërimi i komunës për erëra të forta s’ishte i bazuar në të dhënat e tyre, mirëpo më pas u tërhoq duke thënë se postimi paraprak ishte keqkuptim.



Të tjera
Mjekët e rrahur në QKUK ‘përfundojnë’ në Polici, Prokurori urdhëron hetimin e rastit
Zbulojeni mashkullin “tradhtar” në pak sekonda
KESCO Premium me mbështetje për zgjidhje të qëndrueshme të energjisë për bizneset