Kërcënimi i Vuçiqit, Ramabaja: Përgjigja më e mirë do të ishte Federata Shqiptare

Analisti Sadri Ramabaja ka kërkuar reagimin e Kosovës dhe Shqipërisë ndaj kërcënimeve të presidentit serb Alaksander Vuçiq.

Ai ka bërë me dije se përgjigja më e mirë ndaj këtij kërcënimi do të ishte aktualizimi i konceptit të politik për krijimin e Federatës Shqiptare.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka bërë me dije se ky akt do të duhej të pasohej urgjentisht me aktin juridiko-politik të unifikimit të sistemit të Mbrojtjes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ajo që i ka munguar këtij brezi dhe atij para nesh, ishte një platformë politike që do të bënte të qartë se si do të mund të realizohej ideja për bashkim dhe ç’strukturë politike do ta vinte në jetë këtë koncept. Aleksander Vuçiqit, kërcnon publikishte se brenda 72 orëve do të bëjë publike masat që do të marrë Serbia për gjoja mbrojtjen e serbëve etnik në Kosovë, duke mos përjashtuar as marshin e ushtrisë! Përgjegjia më e mirë dhe më e duhura, urgjente [që kërkohet të jetë shumë eksplicite], që na duhet në këtë momentum politik ndaj këtij kërcnimi, është tumirja e konceptit politik për Federatën Shqiptare dhe atë pikërisht në Tiranë. Ky akt duhet të pasohet urgjentisht me aktin juridiko-politik të unifikimit të Sistemit të Mbrojtjes të që të dy republikave tona, si një qasje strategjike urgjente dhe e domosdoshme”, ka shkruar Ramabaja.