Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për pesë persona të dyshuar për veprën penale të falsifikimit të rezultateve të votimit, transmeton KosovaPost.
“Katër (4) të pandehur (Komisionerë) të dyshuar për veprën penale Falsifikimi i rezultateve të votimit. Një (1) i pandehur në cilësinë e kryesuesit të komisionit zgjedhor KKZ Prizren, i dyshuar për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par.3 të KP-së”, thuhet në njoftim.
Kjo gjykatë ka bërë të ditur se nga ora 14:00, deri në ora 16:00, kanë përfunduar tri seanca dëgjimore, kurse seanca e katërt dëgjimore, kanë thënë se do të mbahet në orët në vijim.
“Gjykata brenda afateve ligjore do të përpilon vendimet referuar kërkesave së Prokurorisë Themelore Prizren, dhe do të njoftojmë mediat për vendimet e Gjyqtarit të procedurës paraprake”, ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prizren.



Të tjera
Zelensky sfidon Putinin: Eja në Kiev nëse guxon
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Aksident mes një veture e motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person