Me rastin e festës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, KESCO Premium njofton nisjen e një iniciative festive të dedikuar për bizneset që operojnë në treg të hapur, duke ofruar oferta festive me zbritje dhe takime individuale 1:1 për shqyrtimin e zgjidhjeve më të favorshme dhe fleksibile të furnizimit me energji elektrike.
Gjatë Javës së Pavarësisë, nga 16 deri më 20 Shkurt, KESCO Premium fton të gjitha bizneset e interesuara që të rezervojnë termin për një takim konsultativ me ekipin profesional, ku do të prezantohet “Oferta e Pavarësisë” dhe do të diskutohen opsionet konkrete të përshtatura sipas nevojave të secilit biznes.
Rezervimi i terminëve do të jetë i hapur vetëm gjatë periudhës 16–20 Shkurt, dhe bizneset që kontaktojnë brenda kësaj periudhe do të përfitojnë ofertat festive me zbritje.
Kjo iniciativë është një mënyrë për të shënuar Javën e Pavarësisë duke qëndruar pranë komunitetit të biznesit – me qasje të personalizuar, transparencë dhe oferta të ndërtuara mbi nevojat reale të konsumatorëve komercialë në treg të hapur.
KESCO Premium mbetet e përkushtuar për të ofruar furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm, si dhe zgjidhje konkurruese për bizneset, duke ruajtur standarde të larta shërbimi dhe partneritet afatgjatë.



Të tjera
Serialit “New Girl” i erdhi fundi
18 vjetori i shpalljes së pavarësisë/ Erdogan uron Kosovën: Paqe dhe mirëqenie popullit vëllazëror!
Jashari uron ushtarët e FSK-së, kërkon unitet në shërbim të atdheut